Ambasadorja Yuri Kim, takim me shqiptarët e Amerikës

0
166

NEW YORK : Ambasadorja e Presidenti Donald Trump në Tiranë – Yuri Kim, e cila ka marrë postin në një pozitë kyçe në administratën e tij- mbas debatit të Senatit me Katheelin Kavalec, nesër është në New York, ku pritet të takohet me një grup të « përzgjedhur » veprimtarësh të komunitetit shqiptar në një takim pa praninë e gazetarve (of the records). Kështu njofton gazetari Beqir Sina nga New York.

Sipas Sinës, ky takim që duhet të ishte mbajtur me komunitetin shqiptar simbas praktikës së diplomacisë amerikane para se ajo të shkonte në vendin e miratuar – po mbahet nesër , ku edhe është caktuar vendi i takimit , të ftuarit dhe është caktuar edhe formati i takimit .Përveçse thuhet se pyetjet janë të lira!

Yuri Kim me origjin nga Guama e mori këtë detyrë mbasi ishte Kongresi amerikan ai që e kishte bllokuar vitin e kaluar kandidaturën e Kathleen Ann Kavalec për pozicionin e Ambasadores së SHBA-së në Shqipëri.

Takimin e saj me komunitetin e cakton Departamenti Amerikan i Shtetit.

Kim është një anëtare e karrierës në Shërbimin e Lartë të Jashtëm, klasë e Këshilltarit dhe ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtor i Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore. Më herët, ajo ishte drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Shtabit të Zëvendëssekretarit të Shtetit dhe Drejtore e Zyrës së Sigurisë Evropiane dhe Çështjeve Politike-Ushtarake.

Ajo ka shërbyer gjithashtu si Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit dhe si një anëtare e delegacionit të Shteteve të Bashkuara në bisedimet gjashtëpartiake për t’i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Ajo gjithashtu shërbeu si Këshilltare Politike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad, Irak, dhe më pas në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Ankara të Turqisë.

Kim fitoi një B.A. nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një M.Phil. nga Universiteti i Kembrixhit. Ajo flet gjuhën koreane, kineze (mandarin), japoneze dhe turke.”