Ambasadorja Yuri Kim takohet me kreun e Komisionit të Ekonomisë në Kryesinë e Kuvendit, e pranishme është edhe…

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë po zhvillon një takim me Kryetarin e Komisionit Parlamentar, Eduard Shalsi.

Mësohet se takimi po zhvillohet në ambientet e kryesisë së Kuvendit, ndërsa mësohet se e pranishme është edhe nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, deputetja demokrate Sorina Koti.

Më herët, Kim takoi dhe deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe atë të Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj. Para tyre, ambasadorja zhvilloi një takim me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në një deklaratë për mediat, Meta u shpreh se në takim u diskutua edhe për shpalljen ‘non grata’ të kryedemokratit Sali Berisha.

Sipas Metës, ky vendim është vepër e ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

Zjarr Tv Ad