Debate tek Ligjet për dosjet e Sigurimit dhe informacionin e klasifikuar, Bardhi: S’jemi këtu për të parë njëri-tjetrin sa bukur jemi veshur!

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni Për Çështjet Ligjore Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut është mbledhur këtë të enjte për të diskutuar nen per nen projektligjin “Për informacionin e klasifikuar”.

Po ashtu do te shqyrtohet dhe projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr.45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për dokumentat e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar si dhe i projektligjit “Për një shtesë në ligjin nr. 8457, datë 11.02.1999 “Për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror””, i ndryshuar

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi u shpreh ne fjalen e saj se emërimi i kreut të autoritetit, drejtorisë në këtë rast është me vendim të Kryeministrit dhe ka një konflikt.

Ndërsa, Gazment Bardhi u shpreh se çdo deputet ka të drejtën për diskutim:

“Bëka njëri propozim dhe në të tjerët të shohim njëri-tjetrin sa bukur jemi veshur”, tha ai.

Sipas Felajt, nuk ka asnjë konflikt, pasi autonominë e jep ligji dhe jo emri i institucionit.

Diskutimet

Çupi: Duke qenë se është një autoritet, siç po e përkufizoni tanimë, është i pavarur, ndërsa emërimi i drejtuesit është nga Këshilli i Ministrave, a mos ka një konflikt në këtë mes?

Felaj: Pavarësinë dhe autonominë ta jep ligji, jo fjala në vetë vete, nëse dëshironi ju e ka funksion ekskluziv zbatimin e politikave të standardit të sigurisë për dokumentet e klasifikuar. Pavarësinë dhe autonominë ta jep ligji, jo fjala në vetë vete, nëse dëshironi ju e ka funksion ekskluziv zbatimin e politikave të standardit të sigurisë për dokumentet e klasifikuar…Ne besojmë se ky ndryshim e ndihmon institucionin në zbatueshmërinë e efikas të ligjit…

Çupi: Nëse e bëjmë autoritet, duhet që ligji ti japi të gjithë autoritetit… Skam kundërshtim me fjalën autoritet, por duhet të jemi konçiz, kur themi autoritet, themi pavarësi.

Felaj: Nuk prekim funksionet e institucionet, kemi pranuar propozimet e institucionit, thjesht I japim emër të ri.

Bushka: Ndryshimi pra po vjen për shkak të adaptimit me ligjin, jo organik e funksional.

Alibeaj: Qetësohu, unë arsyetimin e kam për ta kuptuar kushdo. në pikën dy në fund të fjalisë të shtohet, “Pa cënuar të drejtat”.

Zjarr Tv Ad