Nga Hysni Gurra
Edi Rama ka filluar të shthurë gojën kundër Cris LaCivita, amerikani që riktheu Donald Trump nga “varri politik” ku e kishte fut padroni i Ramës (Soros) në Shtëpinë e Bardhë.
Thuhet se menjëherë pas fitores së Trump, Rama ka bërë përpjekje titanike për të marrë ekpin e fushatës së tij në Shqipëri.
Ka ofruar para, aq sa një shqiptari të zakonshëm do i duhet gjithë jeta vetëm për t’i numëruar, por në të gjitha tentativat që ka bërë Rama, ka hasur në një refuzim, jo thjeshtë një refuzim, etik, por përbuzës, të tipit, nuk punoj me kukulla, nuk i dua paratë e kukullave edhe miliona dollarë qofshin.
Ky është amerikani i Sali Berishës, Chris LaCivita. I cili një pjesë të refuzimit e ka thënë edhe publikisht.
Edi Rama i di të gjithë amerikanët si amerikani i tij i famshëm, Charles McGonigal.
Ish agjenti i lartë i FBI-së të cilin e korruptoi me çanta me para bodrumeve të New York-ut.
E sillte në Shqipëri për të kërcënuar e shantazhuar biznesmenët dhe e përdori si qen gjahu kundër Berishës.
Në konceptin e Ramës amerikanët nuk kanë parime e principe, qofshin këta edhe zyrtarë të lartë, jepu para, jepu ndonjë TEC miliona dollarë me paratë e shqiptarëve dhe u kry puna.
Ndaj edhe ai është habitur me LaCivita-n e sillet si rrugaç publikisht.
Sepse përveç habisë, më shumë atij i ka hyrë frika në palcë nga njohja që ka. Ai e njeh shumë mirë kush është LaCivita dhe e di se mik i kujt është.
Vërtetë LaCivita nuk do votojë në Shqipëri, siç shkruajnë shpesh larot e penës së Edi Ramës, por çertifikim të vjedhjes nuk ka shans t’i bëjë kush në SHBA Ramës, nëse ka ndërmend të verë në funksion mekanizmat e vjedhjes së votës, siç ka bërë gjithë këto vite. Dhe ai e di shumë mirë këtë. Ai e di që aktori që ka marrë nundërshtari nuk është thjeshtë një menaxher apo këshilltar fushate elektorale.
Dhe e fundit, amerikani i Berishës është në majën e Olimpit, amerikani i Ramës është bodrumeve të burgjeve të SHBA-ve.
Ka të drejtë Rama që mërzitet e shfazohet, dhe sa do donte që këtë herë të ishte vërtetë një mi bodrumesh dhe jo njeriu që korruptoi agjentin e FBI-së McGonigal.