Amnistia shpëton edhe ish prokurorin e Krujës, del nga burgu Haxhi Giu

0
530
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

ga burgu i Peqinit kanë dalë sot 130 persona, ndërsa mes tyre bie në sy edhe emri i prokurorit që njihet si njeriu që hetoi dosjen e “shekullit”, atë të vrasjes së deputetit të  PD-së, Azem Hajdari, Haxhi Giu.

Ish-prokurorit të Krujës i kishin mbetur edhe 9 muaj e 17 ditë burg dhe ka përfituar sot nga amnistia duke lënë qelinë e burgut të Peqinit.

Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi prokurorin për akuzën e korrupsionit pasiv me 2 vite e 4 muaj burg, pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar.

Akuza e korrupsionit pasiv lidhet me rastin e shtetasit Paulin Shpori nga Shkodra, të cilit Haxhi Giu në këmbim të një shume të majme parash, plot 29 mijë euro tentoi t’i zbusë akuzën nga “trafik narkotikësh” në “meskallëzim krimi”. Ish prokurori Haxhi Giu u arrestua më 2 dhjetor të vitit 2015.

Ndërkohë sipas një vendimi të marrë, sot ka nisur lirimi i 731 të burgosurve të cilët kanë fituar lirinë. Përkatësisht janë 110 të burgosur që lirohen nga burgu i Rrogozhinës, 153 nga burgu i Fierit, 131 nga burgu i Peqinit dhe një numër më i vogël nga burgu i Tiranës.

Drejtoresha e burgut të grave në Tiranë ka treguar për “News 24” se është punuar intensivisht që këto gra, të cilat kanë fituar lirinë, të sistemohen edhe në punë që janë të përshtatshme për to në mënyrë që të kthehen siç duhet në komunitet.

Zjarr Tv Ad