AMT i përgjigjet Yuri Kim: Nuk kërcënojmë, por SPAK është bërë me mafian

0
120
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka zhvilluar një protestë para Strukturës së Posaçme Antikorrupsion për zvarritjen e hetimeve për shembjen e tij.

Protesta nisi me një himn për Teatrin, ndërsa aktori dhe regjisori Budina akuzoi SPAK-un se është bërë palë me pushtetin dhe mafian. Ai theksoi se protestat do të vazhdojnë derisa ky institucion të reagojë dhe Teatri të ndërtohet aty ku ishte dhe siç ishte.

Ai iu përgjigj edhe deklaratës së ambasadores amerikane, Yuri Kim një ditë më parë, ku apelonte për frikësim të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Jemi sot këtu pas një kohe kaq të gjatë për të treguar se ne si qytetarë të këtij vendi nuk do të përkulemi para dhunës së psuhtetit dhe mafies. Kemi rreshtuar kallëzimet që kemi bërë dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë jo brenda vendit, por edhe jashtë tij derisa kjo bandë që ka zaptuar pushtetin të shporret dhe derisa Teatri të ndërtohet atje ku ishte dhe siç ishte.

Kemi dëgjuar dje që mos e frikësoni SPAK-un; mos i kërcënoni gjyqtarët e prokurorët. Ne nuk kërcënojmë askënd, por jemi të dhunuar dhe kemi të drejtën të ngrihemi të kërkojmë. Përse pas 2 vjet e 9 muajsh të kallëzimit të parë SPAK nuk reagon, por është bërë palë me mafian, dhe sheshi i Teatrit Kombëtar shërben vetëm për pastrimin e parave.

Ne jemi këtu për t’i thënë që nuk do t’i ndahemi SPAK dhe nuk lodhemi për të protestuar kundër kësaj qeverie dhe nuk do të lodhemi duke ardhur përditë në SPAK, derisa ai të reagojë apo të ketë guximin të mbyllë hetimet. Por nuk ka guxim se është në shërbim të mafies. Ne do të vazhdojmë protestat tona deri sa të realizohet qëllimi ynë; Teatri aty ku ishte dhe siç ishte”.

Zjarr Tv Ad