I ftuar në një emision televiziv, analisti Frrok Çupi, pasi komentoi kauzat e vërtetë për të cilën Berisha thirri protestën e sotme, foli edhe në lidhje me atë se ç’ka pritet të hënën.
Berisha në fundin e protestës u shpreh se revolucioni vazhdon, por sipas Çupit e hëna do të jetë një ditë normale dhe e qetë. Me ironi Çupi tha se duke qenë se opozita e ka rrëzuar qeverinë 90 herë në 9 vite, pret që të hënën ta rrëzojë për të 91 herë. Analisti shtoi se Berisha tanimë nuk ka kapacitete.
“Unë pres që të jetë një ditë e qetë e hëne. Pres që qeveria e Shqipërisë pasi është rrëzuar 90 herë në këto 9 vite, të rrëzohet të hënën për të 91 herë. Përtej ironisë, pres që ditën e hënë, të ketë një jetë normale dhe asgjë. Kapacitetet e Berishës në vend kanë vdekur. Nuk ka më kapacitet për të krijuar trazira.
Ne jemi një vend që ka marrë kujdestarinë nga SHBA për të pastruar vendin nga kriminelë si Berisha dhe djali i tij. Shkëlzeni dhe Saliu mbahen në jetë vetëm nga media, nuk kanë asgjë tjetër. Nuk vlejnë, janë pa vlerë, janë njerëz pa vlerë,” përfundoi Çupi.