Analisti zbulon arsyen e vetme të ndryshimeve në qeveri, ja çfarë ‘fshihet’ në planin e kryeministrit Rama

0
161
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Ilir Kalemaj i ftuar në një intervistë u shpreh se shkarkimi i Damian Gjiknurit nga posti si sekretar i Përgjithshëm i PS-së, erdhi pas përfshirjes së tij në megaaferën e incineratorëve. Sipas Kalemajt, arsyet e shkarkimeve që dha Rama nuk qëndrojnë pasi rezultatet në zgjedhjet e fundit lokale kanë treguar se janë shumë të mira, ku PS fitoi 54 bashki nga 61. Lidhur me ndryshimet në qeveri që janë paralajmëruar nga Rama për në shtator, Kalemaj tha se qytetarët po prisnin nëse do të kishte ndryshim filozofie në kabinetet qeveritare. Sipas tij qytetarët ishin duke pritur nëse PS do të ishte e hapur ndaj inteligjencës dhe akademisë, pra përfshirje të akademikëve dhe ekspertëve në kabinet.

“Kryeministri thotë që shkarkimi i Gjiknurit s’ka lidhje me çështjen e inceneratorëve, por në fakt kjo është e vetmja arsye. Ajo që thotë kryeministri që s’kishte rezultat, nuk ka sens sepse rezultat më të mirë se të fitosh 54 në 61 bashki, rezultat më të mirë se të fitosh 90% të bashkive, 95% të demografisë, gjithë vijën bregdetare, unë nuk e kuptoj se kush mund të jetë rezultat më i mirë se ky. Pastaj se si është arritur te ky rezultat dy janë faktorët, ose Rama është i bindur që se ka fituar përmes Gjiknurit dhe e ka arritur pastaj përmes bandave, shitblerjes, përçarjes së opozitës, ose e ka arritur përmes Gjiknurit dhe partisë dhe normal që partia duhet përgëzuar e shpërblyer dhe normalisht në këtë sens duhet të ishte shpërblyer dhe zoti Gjiknuri.

Në fakt nuk ndodhi kjo, ndodhi e kundërta, por normalisht që Rama s’ka si të thotë të gjithë bashkëpunëtorët e mi po bien në rrjetën e drejtësisë dhe pikërisht për një megaaferë ku Rama është në qendër të kësaj afere pavarësisht se mund të mos ketë firmosur asnjëherë. Kjo pastaj është pjesë e organeve të drejtësisë se sa do të dalë roli i Ramës në këtë megaaferë. Përtej kësaj fakti është që qeverisja ka pësuar problematika të shumta dhe ne s’kemi vetëm inceneratorët, por dhe me pjesëtarë të qeverisë duke përfshirë rastin e ministres së Bujqësisë që është në hetim evropian. Në këtë sens ajo që prisnin qytetarët shqiptarë, përtej emrave që ndryshojnë nëse do kishte filozofi të re apo jo.

Nëse do ishte një filozofi më progresive, do kishim një përfaqësim më adekuat përsa i përket përfaqësisë së xhaketave të vjetra, siç u pa Klosi në krye të PS. Nëse do të ishte filozofia për të hapur PS ndaj inteligjencës dhe akademisë atëherë do të shikonim ekspertë. Aktualisht kemi një kabinet që s’është as politik as teknik.

Aty hiq Ballukun, Peleshin e Manja, të tjerët janë njerëz jo të spikatur dhe tani bëhen këto mbledhjet e sotme që janë për konsum.

Rama ndoshta po merr dhe kohë dhe këto workshope nuk shërbejnë ndonjë qëllimi, Rama ka dhënë prova që nuk është mikromenaxher dhe nuk njihet për të bërë analiza, pikë të fortë ka delegimin. Këto wrokshope nuk i shërbejnë askujt.
E para Rama ka thënë që asnjë ministër nuk duhet të qëndrojë më shumë se 3 vjet dhe kemi ende ministra që janë ende në këto poste. Ka shumë ministri që kanë nën performuar. Pastaj është Rama që bazuar në performancën e tyre, thënë kjo jo çdo gjë varet nga ministritë.”, u shpreh Kalemaj.

Zjarr Tv Ad