Analisti Artur Zheji ka zbuluar se pak ditë më parë ka pasur një takim mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit Enkelejd Alibeaj.
Referuar burimeve të tij, Zheji tregoi prapaskena të këtij takimi që tha se kishte qëllim për të arritur një dakordësi mes palëve për të bashkuar PD-në para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023.
Zheji u shpreh se në këtë takim që ëshë mbajtur sekret, nuk ka rezultuar me asnjë marrëveshje.
“Nuk mund ta fusim në një thes të madh Shqipërinë. Vetëm në Shqipëri dhe në disa vende të pazhvilluar dhe thuhet; ne jemi e njëjta gjë me protestën.
S’mund të më thuash mua që s’ka ngjyra mes Berishës dhe Metës. Kur thua se nuk janë, i bën apel që të jenë të verbër. Ka pasur një takim sekret mes Alibeajt dhe Berishës.
Kam burimet e mia se ka qenë një takim mes Berishës dhe Alibeajt, por takimi ka dështuar. Ka ndodhur këto 2-3 ditët e fundit”, tha Zheji teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Pikat mbi I’ në ‘News24’.