Analisti zbulon taktikën e Ramës, tregon se çfarë po përgatit Kryeministri për të fundosur Bashën: Kjo do të ishte dramë e madhe…

0
516
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Ardi Nurellari, u shpreh se mundësia për bashkëpunim mes opozitës dhe qeverisë, do të ishte një dramë e madhe.

Nurellari e konsideroi ofertën e Ramës për bashkëpunim me Bashën, si një vazhdim të taktikës të përdorur në fushatën elektorale dhe sipas tij, ai nuk është njeri i dialogut, pasi i vërteti është ai si sillet me Dritan Lelin.

“Vazhdimësi e taktikës së Ramës në fushatën elektorale. Nuk bëhet, sepse do të ishte dramë e madhe.

Opozita është e vetmja mundësi për pak pluralizëm në këtë vend, nëse opozita do të bëhej bashkë me qeverinë atëherë ky vend do të ishte një monizëm klasik.

Rama loz që të marrë hapin e negociatave dhe kjo është një mënyrë e mirë që të fus opozitën. Rama i vërtetë është ai si sillet me Dritan Lelin. Nuk është Rama njeri i dialogut, kompromisit dhe mirëkuptimit. Rama është ai që njeriut të vetëm që i doli nga rreshti është duke e poshtëruar dita ditës.

Është taktikë e pastër, sepse arrogancën e tij e kemi parë gjatë gjithë këtyre viteve. Ne hamë dot ne karamelen këtë befas ndryshimin e tij.”, – u shpreh analisti.

 

Zjarr Tv Ad