Analiza satirike/ “Braçja i nxiu jetën Krifcës!”- Gjekmarkaj: Protesta e mërziti Babon! Mos bëfshin hajër edhe atje mbi Vlorë teksa prisje një shirit si bisht kali të zuri…

0
435
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

NGA AGRON GJEKMARKAJ

Babo, kronika e së enjtes filloi që të mërkurën në Qerret ! Pse do thuash ti ?! Po ja meqenëse ti i përkufizon fenomenet dhe i bën ato terbiet ose ju hap rrugën po ti rrëfej. Teksa prisja të piqesha me Salianë dhe shihja një pllajë me bar ku lagjia do i bënte monumentin, pasi Xhafa ta dënojë politikisht si kulak ma prishen meditimin një grup çamarrokesh!

Ata ishin shtatë a tetë  të asaj moshe edhe ziheshin me ca të rritur që u kishin zënë fushën ! Nja dy flisnin me th , th, th sikur të ishin deputet ! Çapkeni thoshte ” babi im është i pathur, ai e blen futhen”! Tjetri po aq mburrej “babi im është më i pathuri i Qerretit” ! Qerratenjtë ja dinin kiminë parasë dhe me kutin e saj ballafaqoheshin me realitetin dhe të rriturit.

Dita në parlament filloi e zymtë ! Mungoje ti po edhe udhëheqësja jonë e dashur Joride e cila me Orjolen si dy shoqeni e motrani janë në Amerike ! Mungesa e saj me lejonte të shihja vetem mjekrren e Gaz Bardhit dhe ti ndieja rëndësinë pengesës që më kishte bërë këta muaj. Së brendshmi me zu vaji nga malli.

Anash syri me zinte vetëm koken e Taos  (sot pa shprehi) dhe vendin bosh të Etildes .Ish kryeministri  Majko dukej si Lek Dukagjini, pasi Skenderbeu vojt, shikimin vrer, mendimin zeher.

Mimi di Puccini më ka bërë hasha dhe sytë i nxjerrin xixa kur me kqyrte pa sevda. Si dreq i dukem. Pse thua Babo ??

Ç’ të llafos më parë. Braçja i nxiu jetën Krifces. Çdo e enjtë hapet me Erin që sokëllin e Frida që përpëlitet e skuqur ! Më mirë të marrë nga Akademia nja dy tre dhi e dele a ndonjë cjap zamani e ti sjellë në interpelancë se nuk ja del dot të uruarit. Bora pyeste po ky xhaxhi Eri i shkurter a e di që Babo i gjatë merzitet nga keto  ligesira?

Kendej nga qeveria rri pa merak. Tezja ka qënë e zymtë që në sabah. Me një  velenxë të murrme mbi krah thurte një triko si Penelopa. Niko mes saj Margeritit dhe fjalimit të Krifces nuk e kishte shikimin e ngrohtë. Si brymë serioziteti i Tezes e kishte kallkanosur ndersa uturima e Braçes si sulm i Traktatit të Varshaves.Po kur me Margeritin çuçuriti pakez si manushaqe ne gur zu fill buzëqeshja dhe Niko i harroi merzite e jetes. Margeriti sot pertonte të qeshte.

E zura në korridor Nikon e qortova , i thashe ik more edepsez maleve merr një lopatë e fik zjarre në mos beju shurren.

Elisa, Babo si nënë e dashur i thirri evleterit Bledin dhe Tigrushin , i keshilloi dhe porositë e tua u dha. Ata me pervujtni i moren dhe u bënë erë. Delina ka qënë e gezuar sot Babo. Ajo herë buzeqesh herë qesh dhe herë bën sikur mendohet.

Njeriu i mirë Ulsi, më i mir i krejtve,  ishte me çehre të rëndë derisa Bela zbriti nga retë  sot plot nur e aurë . Ajo i ktheu shëndin e gazin. E kishte zeherosur vetmia ndaj gjet pak rehati e paqe.

Tigrushi ka prapë merzira. Në ëndrra i dalin të vdekur që firmosin për inceneratoret dhe në vesh i ushton thirrja Tigruuuush , ministrush Babo ka thënë vetem dy metra do kemi në të pertejmen ndersa ti lyp një fermë të tërë ndaj ule tahmahin.

Në kafen e Parlamentit aty ku ne japim maksimumin po flisnim për protestën Babo. Sikur të ka merzitur cazë. Mos bëfshin hajer edhe atje mbi Vlorë teksa prisje një shirit si bisht kali të zu lajmi dhe të turbulluan midenë. Sazexhinjët dhe kengetarët që si në Skerficë kishin ardhur i dëbove. Ata nuk po kuptonin më. Për lavdinë e bëmat e tua me guna e fustanella u ngjiten deri në majë e lanet i bëre. Po ti gunën për mbi tela hodhe sikur asgjë të mos jetë.

Fatja ndonëse i merzitur me mua ishte i gezuar me të tjeret. I shetiti të gjitha tavolinat duke i lënë pa frymë kolegët me idetë që nuk i mbarojnë kurrë.

Grida hukatej në gaz a  nga zukamat e Dash Sules nga lart a nga ato të Bardhit në anë për të relativizuar seriozitetin e paqënë të asaj salle sot se ciles ti i jep marifet , bereqet e lezet.

Zjarr Tv Ad