Inceneratorët/ “Pas 2022 vitesh, si Jezu Krishti kjo qeveri ngjalli një njeri”, Dashnor Sula: Ky skandal me siguri do bëhet film për Oskar

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD Dashnor Sula, nga foltorja e Kuvendit e ka quajtur rastin e lidhur me inceneratorët kur një grua e cila kishte ndërruar jetë vijonte të kryente transaksione, si skenar të denjë për film Oskar.

“Ndonëse jam kundërshtar i mazhorancës sot dua ti bëj një kompliment. Nuk kam pasur besim tek rilindja por ngjarjet e fundit me kanë tronditur. Ia dolën që pas 2022 vitesh si Jezu Krishti me inceneratorët ngjallën një të vdekur. Ky skandal me siguri do bëhet film për Oskar. Kjo mazhorancë ka humbur kontaktn me realitetin. Sot ju drejtues të SPAK po ju paraqes disa fakte që janë bazë për nisje të hetimin kryesisht. Fermerët tanë e blejnë naftën më shtrenjtë se të gjithë në rajon.

Për transparencë ndaj qytetarëve kam kërkuar informacion në 3 institucione, Drejtoria e Transportit rrugor, KPN mbi sasinë e naftës së nxjerrë nga puset shqiptare. Sipas përgjigjes hidhet hije dyshimi për një skandal të madh. Në 2011, 410.629 automjete motorrike, ndërsa Drejtoria e doganave, 570 mijë ton karburant të importuar.

Në 2021, dyfishim të automjeteve 740669 automjete. Logjika të bën të mendosh që edhe sasia e karburantit duhej të ishte dyfishuar, por në 2021 nafta e importuar ka qenë më ulët, 563 mijë ton. Në analizë nuk janë marrë traktorët dhe mjetet që përdoren për ndërtim që harxhojnë shumë më shumë. Si ka mundësi që mjetet janë dyfishuar ndërsa nafta është zvogëluar? Mos kemi rastin e hyrjes së naftës kontrabandë, apo është një mega skandal me shmangien e detyrimit për shtetin shqiptar”, tha ai.

Zjarr Tv Ad