Anastas Angjeli dhe Natasha Ahmetaj propozohen për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Ekonomisë propozoi zyrtarisht Anastas Angjelin dhe Natasha Ahmetajn, si kandidatë për t’u votuar nga Kuvendi në detyrën e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.Mandati i dy prej anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë kishte përfunduar që prej muajit dhjetor 2021.

Bëhet fjalë për mandatet e anëtarëve Natasha Ahmetaj dhe Tonin Kola, të zgjedhur në dhjetor 2014, si propozime të vetë Kuvendit të Shqipërisë.Pas seancave dëgjimore, dy kandidaturat që siguruan mbështetjen e numrit të nevojshëm të deputetëve rezultuan Natasha Ahmetaj dhe Anastas Angjeli. Me sa duket, kjo nënkupton se këta dy kandidatë kanë mbështetjen e shumicës në Kuvend për t’u zgjedhur si anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Natasha Ahmetaj ka mbajtur në shtatë vitet e fundit edhe detyrën e zëvendësguvernatorit të dytë të Bankës së Shqipërisë.Kandidati i dytë i propozuar, Anastas Angjeli, ka një përvojë prej më shumë se dy dekadash në funksione të larta poltike, si përfaqësues i Partisë Socialiste. Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në disa legjislatura, si ish-ministër i Financave, ish-ministër i Ekonomisë, dhe ish-ministër i Çështjeve Sociale. Anastas Angjeli ka gjithashtu një përvojë akademike si pedagog, drejtues i një universiteti privat dhe anëtar i Akademisë së Shkencave.

Zjarr Tv Ad