Andi Bushati: Arben Kraja po sillet me Berishën, si Gerti Shehu që e qëlloi me grusht!

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Andi Bushati e krahasoi prokurorin Arben Kraja me Gerti Shehun, personin që goditi me grusht Berishën më 6 dhjetor 2022. Bushati u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, se Kraja i dha grushtin juridik Sali Berishës dhe se SPAK-u nuk ka për qëllim drejtësinë, por të ndërshkojë ish-kryeministrin.

“Ajo që nuk mund të justifikoj, kur flitet për një proces ndaj politikanëve, procesi i tyre duhet të jetë model.

A iu bë proces model Berishës? I është bërë një pocaqi. Shkeljet janë monstruoze. Berisha nga drejtësia po trajtohet si një lebrozë. Gjykatësja është në konflikt interesi. Parodia e avokatëve të vendosur kryesisht, të të vendosin të të mbrojë njerëz që kërkojnë vdekjen tënde. Ai i hoqi avokatët sepse nuk e duronte dot deri këtu.

Kjo e avokatëve kryesisht që ja vunë për ta mbrojtur, se duhej bërë urgjent kjo… Ore, po seanca e parlamentit iu duk normale? Po komisioni i mandateve iu duket normale?m Bënë 7 akrobaci për të shmangur një gjë të thjeshtë. A iu dhurua Berishës një proces fair?

Kur doli kjo çështja “Partizani”, thashë: Po, Berisha duhet të hetohet për këtë çështje, ku dhëndri ka dalë me 5 milionë euro nga 100 metra.

Por të bëhet procesi, që të kuptojmë se ku është faji i Saliut. Por këta nuk kanë qëllim drejtësinë, por të ndërshkojnë Saliun.

Prandaj e quan SPAK-un hanxhar në duart e Ramës.

Ai Kraja nuk është asgjë më shumë se Gerti Shehu, që doli në shesh dhe i ra me grusht Berishën. Ai po i jep grushtin juridik.

Për mua Berisha të përfundojë në burg, por përdorimi i heronjve të fëmijëve tanë, për të larë hesapet me Berishën…

Kur ja bëjnë Berishës, Metës, Kryemadhit, Belerit, nesër me të njëjtën lehtësi ma bëjnë mua dhe ty”-tha Bushati.

Zjarr Tv Ad