Andi Bushati: Rama, sot më i fortë se kurrë, PD e Berishën si llogarit fare si kundërshtarë, për sa kohë janë…

0
278
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Andi Bushati ka komentuar qeverisjen e kryeministrit Edi Rama për vitin 2022. Në një intervistë për Euronews Albania, Bushati u shpreh se sot, Rama është më i fortë se kurrë, edhe për faktin se opozita është e përçarë.

Sipas tij, këtë dobësi të demokracisë shqiptare, Rama e ka shfrytëzuar për t’u bërë më tepër autoritar dhe për të kapur institicionet.

“Ka dy mënyra të të parit të përmbylljes të këtij viti nga kryeministri. Po ta shohim nga interesi i tij personal, pushteti i tij është forcuar. Sot, Edi Rama duket më i fortë se kurrë. 

Mos harroni që ky vit filloi me 8 janarin e famshëm, kur opozita e nxorri edhe në sytë e publikut që është më e përçarë se kurrë. Pra, të qeverisësh në këto kushte, pushteti personal duket i fortë dhe i pacënueshëm.

Ana tjetër e këndvështrimit, është si shkon qeverisja e Edi Ramës në raport me interesin publik, jo me interesin e vetë personit. Këtu mendoj që kemi një regres. Duket që në pamje të parë kemi një paradoks.

Një njeri me një opozitë të dobët që nuk i kërcënon pushtetin, ka qetësinë e duhur edhe për të punuar më mirë, edhe për të bërë një reformë edhe më të madhe. 

Kurse Rama e ka shfrytëzuar këtë dobësi të demokracisë shqiptare për t’u bërë më autoritar, për të kapur më tepër institucionet”, theksoi ai.

Zjarr Tv Ad