Andi Bushati zbulon merakun e Ramës dhe Vuçiç: Duan të tregojnë se janë…

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Andi Bushati thotë se ‘Open Balkan’ ndodhet në ditë të vështirë pas dorëheqjes së kryeministri të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Për Bushatin mbajta e takimit mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Beograd tregon se qëllimi i tyre është të tregojnë se janë liderë përcaktues.

Edhe fizikisht vendi i drejtuar nga Rama dhe vendi i drejtuar nga Vuçiçi e kanë të pamundur të hapin kufijtë me njëri-tjetrin. Le të tundin flamuj sa të duan por nëse je i rrethuar nga Bosnja, Kosova dhe Maqedonia nuk ka më Ballkan të Hapur. Takimi Rama-Vuçiç është takimi ku ideja e Ballkanit të Hapur është më e kërcënuar se kurrë”, tha ai.

***

Ndërsa analisti Baton Haxhiu tha se e shikon kërcënuese për Open Balkan rritjen e nacionalizmit në Maqedoninë e Veriut, e forcimin e VMRO-DPMNE. Sipas tij pas dorëheqjes së Zaevit do të duhej të ishte matur mirë nëse takimi Rama-Vuçiç duhej të mbahej.

“Nëse RMV del nga Open Balkan kufijtë mbeten të hapur vetëm ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë. Ajo që po ndodh në Bosnje dhe Maqedoni e vështirësojnë Open Balkan. Kjo diktohet nga ashpërsia e nocionalizmit në RMV dhe nëse Republika Serbska ndahet Open Balkan vdes, se ideja është për të hapur kufijtë. Open Balkan e ka ditën më të vështirë nesër në Beograd që prej ditës kur ka nisur”, tha Haxhiu.

***

Sipas Andi Bushatit meraku i vetëm i Ramës dhe Vuçiç është të sillen si “vendimmarrës dhe që mbajnë flamurin e territorit që përfaqësojnë” dhe një “mani për protagonizëm”.

“Nesër mund të jenë të izoluar dhe të pa përkrahur. Edhe kur parimi për të cilin thuhet se mblidhen rrezikohet sërish mblidhen, tregon se janë dy protagonist politik që kanë vetëm një merak, të hiqen si njerëz vendimmarrës nuk është se kanë plane afatgjatë për popujt e tyre, por për të treguar se ne jemi njerëzit që mbajmë flamujt”, përfundoi Bushati.

Zjarr Tv Ad