Mesfushori i Kombëtares, Andi Lila ka dhënë mendimin e tij për sa i përket trajnerit të Kombëtares, Edi Reja.
Në një prononcim për “A2news”, futbollisti kavajas, e ka cilësuar si zgjedhje të duhur emërimin e Rejës në pankinën kuqezi, teksa shpreson që Kombëtarja të përsëris suksesin e arritur në vitin 2016-të.
Lila veç të tjerave shprehet se Shqipëria nuk ka lojtarë të kalibrit të lartë si Messi dhe Ronaldo, por grupi është “ylli” i Kombëtares.
“Faktikisht, gjithçka bëhet për të mirën e kombëtares. Mendoj që zgjedhja e trajnerit të ri është mjaft pozitive, sepse ai ka një eksperiencë të jashtëzakonshme dhe mendoj se do të na japë një dorë shumë të mirë për të ecur përpara.
Falenderojmë trajnerin Panucci për punën e bërë dhe bashkëpunimin që kishim gjatë kësaj kohe. Shpresojmë nga trajneri i ri të bëjë një punë shumë të mirë. Të kemi atë fat të shijojmë sërish një eveniment të madh, Europian ose Botëror.. Shqipëria nuk besoj se do të ketë ndonjëherë ndonjë yll botëror si Mesi apo Ronaldo. Ylli i Shqipërisë ka qenë gjithmonë grupi dhe nëse jemi të gjithë së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha”, shprehet Andi Lila.
Andi Lila: Reja trajneri i duhur i Kombëtares
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...