Andoni: Brukseli nuk dha rezultate ndaj faktori amerikan ndërhyri në dialogun Kosovë-Serbi

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Më 27 qershor, përfaqësues të dy qeverive, Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Uashingtaon me ftesë të Richard Grenell, për të rinisur dialogun.

Analisti Ben Andoni tha se faktori amerikan po ndërhyn në procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, pasi puna e bërë nga Brukseli nuk ka dhënë rezultatet e duhura.

Ben Andoni: ”Nuk është i mënjanuar Brukseli, thjesht Brukselit i është treguar që rentabiliteti i asaj që është bërë deri më tani, duke nisur nga zonja Ashton dhe pastaj nga pasardhësja e saj Mogerini, nuk kanë sjellë rezultatet e duhura. Madje edhe artikulimet e guximshme të tyre, përsa i përket ndërrimit të territoreve më shumë kanë prishur frymën e dialogut se sa kanë pasur një lloj sinergjie për të vazhduar më tej. Është futur faktori amerikan, ku Grenellit i vihen mbi kurriz shumë mëkate deri më tani.”

Më tej, Andoni shtoi se deri më tani nuk është bërë e ditur se çfarë do të diskutohet në marrëveshje, përveç problemit ekonomik.

Ben Andoni: ”I vetmi problem është ajo që publiku nuk do e marrë vesh asnjëherë. Ju e dini që në të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare ka parime bazë që ratifikohen nga parlamentet respektive. Asnjëherë nuk kuptohet ose asnjëherë nuk sqarohen anekset e marrëveshjeve. I gjithë problemi që shtrohet në ditët tona, është neve sa do marrim vesh nga anekset që do bëhen në këtë marrëveshje. Deri më tani në sipërfaqe është problemi ekonomik.”

Zjarr Tv Ad