Andoni: Rama nuk foli për problemet e vendit në Këshillin Europian, njëlloj si Vuçiç, kërkon protagonizëm përtej rajonit

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës përdori një fjalor të ashpër dhe kritika të forta ndaj Këshillit të Europës.

Teksa kërkoi pranimin e kërkesës se Shqipërisë që kërkon një raport vijues lidhur me akuzat ndaj UÇK-së Rama hoqi paralele mes Kosovës dhe Ukrainës, duke lënë kështu mënjanë problematikat kryesore të vendit të cilin përfaqëson, Shqipërisë.

Ben Andoni gazetar, ishte i ftuar këtë mëngjes  në Syri Tv,  ku foli më shumë rreth këtij takimi, dhe fjalimi të Ramës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës .

Andoni u shpreh se Rama kërkon një lider përtej rajonales, njëlloj si Vuçiç, ndërkohë që ka shumë probleme adekuate në vendin e tij.

“Përsa i përket Kosovës i gjithë argumenti i zotit Rama ishte i drejtë, është mënyra e vetme që një autoritet shqiptar ta shprehë këtë problematikë.

Në përceptimin tim Rama ka mbajtur një fjalim të mirë por problem i vetëm është se duhet të jenë racional sepse paraqesin dhe mendimin logjik të një populli dhe përballjen përballë situatave. Unë besoj se në forume të tilla vërtet artikulohen gjëra që shqiptarët të thonë ‘faleminderit’ por ndërkohë shqiptarët kanë nevojë që ti të përballesh me problemet reale të vendit, si përshembull si do e përballosh krizën energjitike?

Zoti Rama ka treguar se çalon jashtëzakonisht, por me atë frymën e vet kërkon një lider përtej rajonales, se më çfarë shikoj dhe atë dhe z Vuçiç  nuk i mbush më Ballkani. U mundua që gjithë fjalim e tij dje ta përqëndrojë në një argument që vërtetë na bën krenarë, por për të cilin është ngritur një gjykatë ku të gjithë autoritetet kanë rënë dakord.

Mendoj që Kosova dhe Shqipëria duhet t’i adresojnë bashkë problemet thelbësore por ndërkohë Shqipëria nuk mund të bëjë rolin e protagonistit ku vetë autoritetet kosovare po mbajnë një lloj distance dhe duket se preferojnë t’I zgjidhin vetë problemet. Në këtë sens, jam një nga njerëzit që mëndoj se duhet të fliste pak më shumë për Shqipërinë dhe problemet e brendshme” , argumentoi Andoni.

Zjarr Tv Ad