Anija e parë me grurë e nisur Ukraina nuk mbërrin në destinacion, blerësi refuzon dërgesën pasi… Nisin kërkimet për klient të ri

0
413
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anija e parë me grurë e nisur Ukraina nuk ka arritur destinacionin, Libani, për shkak se blerësi i ka refuzuar të pranojë ngarkesës për shkak të vonesës së mbërritjes së saj në port.

Razoni u largua nga Odesa më 1 gusht dhe ishte nisur për në portin libanez të Tripolit, por gjatë fundjavës u ndal dhe hodhi spirancën pranë Turqisë jugore.

Në një postim në Twitter, ambasada e Ukrainës në Bejrut tha se “blerësi i ngarkesës së grurit ka refuzuar të pranojë dorëzimin për shkak të vonesave në dërgesë”.

Blerësi nuk është identifikuar, por ambasada e Ukrainës tha se po kërkohet një klient i ri për blerjen e grurit dhe se anija mund të përfundojë në një destinacion tjetër.

Që nga nisja e Razoni, pesë anije të tjera janë larguar nga Ukraina.

Njëra prej tyre, anija Polarnet me flamur turk, tashmë ka mbërritur në portin verior të Turqisë, Derince dhe pritet të shkarkojë ngarkesën e saj sot.

Kjo pasi Turqia dhe OKB-ja ndërmjetësuan një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës për të lejuar transportit e grurit që ishte bllokuar që pas nisjes së luftës.

Zjarr Tv Ad