Vetëm pas 4 ditësh në gjirin e Vlorës do të mbërrijnë dy anijet-gjenerator që pritet të shkatërrojnë këtë zonë, për shkak të ndotjes së madhe që sjellin.
Dy anijet-gjenerator punojnë me naftë D2, e ndotur deri në 50% më squfur dhe që nuk përdoret me në asnjë vend të Europës. Por për Edi Ramën ndotja që dy anijet-gjenerator do të prodhojnë nuk përbën problem.
Vetëm pak kohë më parë, Rama do të gënjente publikisht jo vetëm banorët e Vlorës, por të gjithë shqiptarët se këto dy anije punonin me gaz të lëngshëm. Këtë fakt e ka denoncuar kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me një postim në faqen e tij në Facebook.
Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:
Super mashtrim i banorëve të Vlorës! Me datën 8 shtator arrijnë në Vlorë dy ndotësit gjigant që punojnë me D2 dhe ndotin Vlorën sa 100 mmijë makina që bëjnë 100 kilometra në ditë.
Tmerr. Krim i rëndë mjedisor. Edi Rama gënjeu vlonjatët në emisionin ‘Opinion’ në Tv Klan në datën 7 Prill 2022 duke deklaruar se do jenë me gaz!!
Ju bej thirrje vlonjatëve të mbrojnë shëndetin e tyre dhe fëmijëve të tyre nga ndotësit kanceroz!!
Linku i videos: https://www.facebook.com/watch/?v=407612907960793