Ankimimi, seanca për gjyqtarin e Kushtetueses shtyhet për në 7 nëntor

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shtyhet për në datën 7 nëntor seanca për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi. Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka kërkuar që provat e gjyqtarit Muçi të paraqiten në formën e kërkuar.

Trupi gjykues ka marrë aktet nga dy prokuroritë në lidhje me informacionet e kërkuara nga KPA.

“Jam njohur me aktet nga Prokuroria e Tiranës, për dy shtetas është regjistruar procedim penal. Unë nuk kam pasur asnjë lidhje me këto shtetas, shtetasi A.L. më ka kontaktuar dhe më ka vënë në dispozicion vendimin e gjykatës ku është shpallur i pafajshëm për moskallëzim krimi” tha ish-prokurori Besnik Muçi.

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e KPK që konfirmoi në detyrë prokurorin në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda, Tiranë Besnik Muçi.

Sipas Komisionerit Publik, subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të nuk e justifikojnë pasurinë.

Zjarr Tv Ad