Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Komisioneri Publik ankimoi vendimin e Komionit të Pavarur të Kualifikimit, institucion i cili konfirmoi në detyrë gjyqtaren Valdete Hoxha.
Sipas Komisionerit Publik, përfundimet e arritura nga KPK, janë rrjedhojë e një vlerësimi jo të drejtë të provave dhe të një hetimi jo të plotë dhe shterues administrativ.
Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që të riçelë hetimin gjyqësor për të tria kriteret e rivlerësimit, pasi vlerëson se subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Apelit të Tiranës, Valdete Hoxha, më 1 korrik.