Anti-KÇK, Gjata: Probagandë hipokrite

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me paketën anti-KÇK me anë të sekretarit për çështjet ligjore, Çlirim Gjata. Në një deklaratë për mediat, Gjata tha se Rama nuk e lufton kri min e organizuar sepse ai është vetë kri mi i organizuar. Sipas tij anti-KÇK është një propagandë hipokrite për të mashtuar shqiptarët dhe ndërkombëtarët.

Çlirim Gjata: ‘’Edi Rama nuk ka ndërmend të luftojë kri min e organizuar sepse ai është vetë krimi i organizuar. Ai është tra fikanti që mbolli Shqipërinë me kan abis dhe nuk u kap kurrë nga policia. Është i dën uari që drejton tra fikun nga bu rgu dhe merr tendera e konçesione nga qeveria e Ramës. Eshtë kri mineli që vje dh vota dhe kër cënon votuesit pa u ndëshkuar nga ligji. 

Ai deklaroi se Rama nuk lejoi sekuestrimin e pasurisë së Edmond Bejkos dhe arre stimin e Saimir Tahirit, pasi është peng i tyre dhe i krimit.

Çlirim Gjata: Pas Edmond Bejkos, mikut traf ikant të Taulant Ballës, Saimir Tahiri është një shembull tjetër i dështimit të Edi Ramës dhe i standardeve të dyfishta që ai përdor. Në vend që të bëjë qesharake policinë e shtetit me operacione të sajuara keq, Edi Rama duhet të lejojë policinë e tij që të vendosë në shënjestër pasurinë e Saimir Tahirit. Ish-ministri i tij i brendshëm, i cili ka hyrë në histori për kanabizimin e plotë të Shqipërisë, është një nga subjektet ideale të ligjit propagandistik të Edi Ramës. Saimir Tahiri akuzohet per tra fik nga drejtësia, bën jetë luksoze me rrogë shteti, hap biznese të reja, madje i sfidon të gjithë duke paguar 20 mijë euro për kompani lobimi në Amerikë. Sondazhet tregojnë se shqiptarët nuk i besojnë Edi Ramës dhe e dinë se i ashtuquajturi ligji i KÇK-së, është një tjetër propagandë hipokrite, për të mashtuar ata dhe ndërkombëtarët, të cilët i kërkojnë luftë reale kundër kri mit të organizuar, për të filluar negociatat me BE. Edi Rama nuk ka ndërmend të luftojë kri min e organizuar sepse nuk lejoi policinë të sekuestrojë pasurinë e traf ikantit të dro gës Edmond Bejko, mik i kri minelit të rrezikshëm Aldo Bare dhe mik i Taulant Ballës. Njësoj ka vepruar edhe me Saimir Tahirin sepse Saimir Tahiri e mban peng Edi Ramën, me gjithçka që di për lidhjet e kri mit me Edi Ramën. Edi Rama ka ndërmend të bëjë vetëm show propagandistik, me policë të keqpërdorur dhe të tradhtuar në këto 6 vjet prej paktit të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin e organizuar.’’

Ndërkohë Rama sulmoi sot analistët dhe opozitën se po krijojnë përçatje kolektive brenda kutisë së televizorit! 

Zjarr Tv Ad