Antiamerikani Basha

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Armir SHKURTI

𝗔𝗡𝗧𝗜𝗔𝗠𝗘𝗥𝗜𝗞𝗔𝗡𝗜𝗭𝗘̈𝗠?

Sot të thënkërke “Basha ik”! qenkërka 𝒂𝒏𝒕𝒊𝒂𝒎𝒆𝒓𝒊𝒌𝒂𝒏𝒊𝒛𝒆̈𝒎. Kjo, sepse Basha, po mbrokërka qëndrimin amerikan për dëbimin e Berishës dhe se paskërka mbështetjen e ambasadores së SHBA! Pra, po the “Basha ik”! ke thënë automatikisht “Posht Amerika”!!

Mos more!!! Po kështu i bie që as mos e çosh nëpër mend ( palé ta nxjerrësh nga goja ) “Rama ik”! Sepse ambasadorja e SHBA i ka dhënë shumë herë më shumë mbështetje kryeministrit në qeveri, sesa vëllait të tij siamez në opozitë…

Të hyje në dyqan dikur e të konstatojë “s’ka patate” haje burgun sepse kishe bërë agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor! Edhe pse në fakt patate s’kishte. Dje, të thoje “Luli ik”! se je ortak i Ramës dhe humbet me qëllim zgjedhjet… të akuzonin si mercenar të Ramës! Sot, “Basha ik”! je …. 𝗮𝗻𝘁𝗶𝗮𝗺𝗲𝗿𝗶𝗸𝗮𝗻!

Ju kujtohet sofizmi stalinist “o me ne o kundër nesh! Rrugë të mesme s’ka”!

Luli me luledelet kanë prodhuar, me të njejtën formulë, sofizmin: ” Luli është Amerika. O me Amerikën o kundër Amerikës! Rrugë të mesme s’ka”!

Në këtë kurth tinzar, në fakt 𝗮𝗻𝘁𝗶𝗮𝗺𝗲𝗿𝗶𝗸𝗮𝗻 s’është askush tjetër veç Lulzim Bashës!!!

Rrevolta e demokratëve ( dhe jo vetëm e tyre ) drejtohet ndaj vëllait siamez të Ramës , Lulit. Ky është Rama me brilantinë në krye të opozitës. Ky individ ka çuar me sukses nga humbja në humbje partinë e tij, ka shuar çdo shkëndijë opozitarizmi , ka vrarë me gjak të ftohtë çdo shpresë për përmbysjen e këtij pushteti të korruptuar e kriminal, ka sterilizuar mizorisht partinë nga çdo zë ndryshe e mundësi rivaliteti me të. Për llogari të një pushteti të korruptuar, kriminal dhe diktatorial të vëllait të tij siamez, Ramës.

Kryeulur e nënshtruar demokratët, opozitarët dhe kundërshtarët e regjimit kanë ndukur gjuhën e kanë heshtur. Kanë shpresuar se një ditë Rama mund të bjerë vetë e Lulit ti vijë rradha për kryeministër. Pas 25 prillit dhe sjelljes së Bashës me Partinë, humbjes iu shtua edhe arroganca e tallja ekstreme.

Pra, nëse sot Sali Berisha mbush sallat dhe rrjetet sociale, nuk është më merita , as karizma e tij si lider, por më tepër e Lulit, si tradhëtari, armiku dhe poshtëruesi më i madh i partisë që drejton. Në ka një urrejtje masive, ajo prej kohësh është përqëndruar vetëm tek 𝑳͟𝑼͟𝑳͟𝒁͟𝑰͟𝑴͟ 𝑩͟𝑨͟𝑺͟𝑯͟𝑨, tradhëtari i zi që nuk e lejon Ramën të bjerë nga pushteti!

Antiamerikan?

Po! Ky njeri me emrin 𝑳͟𝑼͟𝑳͟𝒁͟𝑰͟𝑴͟ 𝑩͟𝑨͟𝑺͟𝑯͟𝑨, që punën e tij të ndyrë përpiqet ta ambalazhojë me emrin e shenjtë për shqiptarët antikomunistë :”Amerikë”. Ky po e ndan partinë që lindi nën flamurin e Shteteve të Bashkuara dhe frymën antikomuniste Amerikane në “antiamerikanë” që duan të heqin “Lul amerikonin”!!

Dëbimi i Lulzim Bashës nga “toka e xanun” në PD, ndjesa e Berishës që e solli dhe promovoi, janë premisat e bashkimit të demokratëve. Vendosja e demokracisë së brendëshme, vota e lirë e jo kllounata si ri- ri – rizgjedhja e Lulit kryetar pas çdo humbjeje, janë kthimi në standartet për të cilat u themelua ajo parti!!

 

Zjarr Tv Ad