Antibiotiku i rrezikshëm, farmacistët janë lajmëruar që ta kufizojnë

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe pse jo të gjithë mjekët janë informuar për alarmin e dhënë nga Agjencia Europiane e Barnave,  për mos përshkrimin në recetë të antibiotikëve të klasës kinolone dhe fluorkinolone, Agjencia e Kontrollit të Barnave në Tiranë sqaroi se ka marrë masat që të gjithë të informohen në kohë të menjëhershme.

“Kemi informuar menjëherë Urdhrin e Mjekut dhe të Faramcistit, në mënyrë që të njoftohen mjekët”, u shpreh Dajana Roshi, specialiste e farmakovigjilencës pranë AKB-së.

Sipas saj, faramcistët duhet të shikojnë me përgjegjësi recetat që përshkruajnë mjekët dhe në rast se hasen këto antibitokë që japin efekte të parikuperueshme, pasi prekin sistemin nervor, tendiant etj., të kontaktojnë menjëherë me mjekun.

Ndërkohë mjekët duhet të rifreskojnë njohuritë e tyre mbi barnat pasi në web-in e Agjencisë është publikuar njoftimi i FDA me informacion për mjekun dhe pacientët. Antibiotikë të familjes kinolone dhe fluor kinolone japin efekte të pa rikuperushme pasi prekin sistemin nervor dhe atë muskulor.

Simptomat janë ënjtje të artikulacioneve, depresion, humbje të memories, humbje të shikimit dhe dëgjimit e të tjera. Në rastet kur pacienti duhet ta marrë domosdoshmërisht pasi në fakt efektshmëria e gjeneratës së re të këtyre antibiotikëve është e lartë, ai duhet të vëri re me kujdes nëse pas 48 orëve i janë shfaqur këto simptoma, pasi duhet ta ndërpresë menjëherë mjekimin me këto antibiotikë.

 

Zjarr Tv Ad