Prokurori i Antimafias itaiane Federico Cafiero De Raho, deklaron se kriminaliteti shqiptar është specializuar në trafikun e drogës, të ardhurat e të cilëve riciklohen në Shqipëri.”
De Raho: “Siç dihet kriminaliteti shqiptar është specializuar në trafikun e drogës. Këtë e vërtetojnë me siguri të plotë hetime të shumta në Itali dhe në vende të tjera europiane. Mjafton të mendojmë se të gjitha Drejtoritë e rretheve të antimafias italiane që janë duke zhvilluar hetime kundra organizatave kriminale që i janë të pëfshirë në trafikun e drogës ka dhe shqiptarë. Deri në këto moment janë krijuar skuadra të shumta të përbashkëta hetimore që bashkëpunojnë në të dy brigjet e Adriatikut. Në kohët e fundit të drejtorisë së antimafias italiane kemi pasur mbledhje me magjistratë e prokurorisë për krimet e rënda dhe mbledh
Trafiku i lëndëve narkotike po aq i njohur i bën të mundur organizatave kriminale të përftojnë fitime shumë të mëdha që investohet në blerje të tjera të sasive të mëdha droge dhe pjesa tjetër më e madhe riinvestohet. Prokuroritë italiane kanë një vëmendje të veçantë aspektit të riciklimit e parave të ardhura nga kriminaliteti.
Eksperienca që del nga hetimet na bën të konfirmojmë se vetëm në raste të radha fitimet nga trafiku janë fshehur apo riinvestuar në itali. Ka mundësi shumë të lartë që pastrimi i parave të ndodhë në vendin e origjinës së pjesëmarrësve të organizatës kriminale. dhe në këtë rast në Shqipëri”
Konferenca
Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Prokurorinë e Antimafias në Itali organizon sot konferencën “Mjetet në luftën kundër krimit të organizuar: Masat parandaluese pasurore dhe masat brenda sistemit te burgjeve në eksperiencën italiane”.
Në këtë konfercë, e cila do të zhvillohet në mjediset e MD do të marrin fjalën Ministrja Gjonaj, Prokurori i Antimafias itaiane Federico Cafiero De Raho, ambasadori i BE, Luigi Soreca, ndërsa ekspertët italiane të antimafias do të flasin për përvojën e tyre vecanërisht në zbatimin e sitemit “41 bis”.
Po sot Ministrja Gjonaj dhe prokurori i antimafias italiane De Raho do të përurojnë sallën e re operative të Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve ku është instaluar sistemi i kamerave që do të monitorojë 24 orë në ditë burgjet në vend.