Dvorani jep dorëheqjen nga kandidimi për Gjykatën Kushtetuese

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ardian Dvorani ka dhënë dorëheqjen nga kandidimi për Gjykatën Kushtetuese.Ndonëse Dvorani kaloi me sukses vettingun më 25 korrik të vitit të kaluar dhe u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ai e cilësoi situatën në Gjykatën e Lartë alarmante pasi janë 24 mijë dosje që presin të shqyrtohen.

“Është vërtetë një situatë alarmante, vërtet alarmante. Zgjidhjet nuk mund t’i japë Gjykata e Lartë, sepse numrin e gjyqtarëve nuk e cakton Gjykata e Lartë. Detyra jonë është kudo që ligji na jep hapësirë të formojmë trupat gjykuese të gjykojmë çështjet emergjente, prioritare, konfliktet mes gjykatave”.

Dvorani me anë të një letre argumenton se kërkesa e tij për t’u tërhequr nga ky kandidim, vjen për shkak të detyrimeve që ai ka si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësisë (KED).

“Kam detyrime kushtetutës për të drejtuar Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Konsideroj si prioritare drejtimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Terheqja është e parevokueshme”

Kujtojmë këtu se pak ditë më parë, ish-kryeministri Berisha në një intervistë për mediat u shpreh që Dvorani do të jetë kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

 

Zjarr Tv Ad