Antony Blinken paralajmëron zhvillime të reja, zbulohet se çfarë do të ndodhë javën e ardhshme…

0
111
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i shtetit amerikan Antony Blinken, u shpreh se javën e ardhshme në Gjermani, do të zhvillohet një takim mes 20 vendeve të G20 mbi situatën aktuale në Afganistan.

Blinken tha se do të drejtojë takimin me 20 Ministrat, në bashkëpunim me Ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas.

Duke iu përgjigjur interesimit të mediave, Blinken deklaroi se qeveria amerikane është në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët e saj, të cilët kanë mbetur të bllokuar në Afganistan.

Ai shtoi se SHBA do mbajë kontakt të ngushtë me talebanët për çështje të rëndësishme. Blinken do të jetë i pranishëm në Katar ditën e dielë, ku do të falenderojë qeverinë për kontributin e dhënë për evakuimin e qytetarëve afganë.

Zjarr Tv Ad