APEL për ndihmë! Familja nga Vora ka 2 ditë fle jashtë

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërkohë që të gjithë janë fokusuar në zonat më të prekura nga tërmeti, nga Durrësi në Thumanë, një familje nga Vora ka nevojë për të gjithë ne! Bëhet fjalë për familjen Tusha që ndodhet në Shargë të Vorës, dhe prej dy ditësh fle jashtë! Një nga të afërmit e familjes ka kontaktuar me iconstyle.al dhe ka kërkuar ndihmë për familjen që e ka të pamundur të jetojë brenda shtëpisë së rrënuar nga tërmeti.

“Përshëndetje. Kam familjen në mes rrugës në mëshirë të fatit askush nuk ka shkuar t’i ndihmojë për asgjë. Ju lutem informoni ndokënd apo bëni diçka. Kam mbesën 4 muajshe është sëmurë. Kanë 2 netë që flenë jashtë ..të gjithë janë të fokusuar në Durrës apo Thumanë ..por njoftoni që ka vende të tjera të prekura nga tërmeti. Familja ime ndodhet në Shargë, Vorë”. Nga fotot shohim se kushtet në shtëpi janë të mjerueshme dhe aspak të sigurta që kryefamiljari Artur Tusha me bashkëhsorten dhe 3 fëmijët e tij, 8 vjeç, 6 vjeç dhe 4 muajsh të jetojnë.

Të vegjlit kanë 2 netë që flenë jashtë dhe deri më tani askush nuk është interesuar që t’ju sigurojë një çadër. Familjarja e tyre bën me dije se ata janë vizituar vetëm nga Policia e Shtetit dhe deri më tani askush nuk ka bërë asgjë! Fëmija 4 muajsh është i sëmurë dhe ka nevojë për një vend të ngrohtë dhe ushqime! Por më së shumti ka nevojë për një strehë mbi kokë!

Zjarr Tv Ad