Arben Ahmetaj tregon bisedën me kryeministrin: Si më kërcënoi në mbledhjen e Kryesisë

0
105
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, tregon një moment gjatë mbledhjes së Kryesisë të Partisë Socialiste që sipas tij, Rama e kërcënoi.

“Në shkurt të 2022, gjithë histeria e kësaj teorie të konspiracionit solli atë që praktikisht isha i bindur që marrëdhënia ime me kryeministrin kishte mbaruar. I kam kërkuar të largohem në shkurt 2022 dhe i kam kërkuar përballë që marrëdhënia jonë është përmbysur.

Ai nuk më la të largohesha për ta bërë simbolike shkarkimin tim dhe ka ardhur kërcënimi i parë në mbledhje të kryesisë. Më 24 korrik është thënë që unë largohesha se kam dëmtuar unitetin e Partisë Socialiste. Besoj me ndonjë batutë do t’u përgjigjet kryeministri, do bëjë batutën e radhës të dardhave dhe mollëve.

Në mbledhjen e kryesisë ka përdorur shprehjen; do shkojë në të sëmës ai që prish unitetin e partisë. Kam qenë impulsis por vendosja të mos flisja. Ky do të më çonte mua në të sëmës. Le të bëjë batuta sa të dojë dhe madje le të qeveris me batuta. U mor vesh që nuk isha në dosjen e Elbasanit dhe Fier dhe u sajua pjesa e mercenarit, i është dhënë dosja e mercenarit te Sofra e Ariut.

I thashë e kuptoj shumë mirë që nuk do të jem pjesë e qeverisë tënde. Në mbledhjen e Kryesisë më shkarkove nga Vlora, tani po bllokon derën e shtëpisë time. Ia kam dërguar këtë haber. Koka e turkut dhe urrejtja se ndoshta ndoshta unë jam një format tjetër e bëri që të shkonte deri atje. Jam kërcënuar tre herë nga njerëz të panjohur. Një me telefon nga burgu dhe dy herë drejtpërdrejt dhe kur kërcënimi kaloi me gruan që mbante fëmijën tim te Liqeni, nuk e lash të më ikte. Hera e fundit ka qenë te rrethi te Liqeni ku kisha shtëpinë me qiranë. Kanë qenë kërcënime të frymëzuara politikisht”, tha ai për gazetarin Çim Peka.

Zjarr Tv Ad