Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në Dritare TV foli për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj dhe marrëdhënien e tij me kryeministrin Rama.
“Kur dikush kundërshtonte Ramën, menjëherë reagonte dhe i kundërpërgjigjej Ahmetaj. Unë thashë dy gjëra atëherë: Nëse unë jam në qeveri ai nuk do ta bëjë dot këtë gjë. Nëse do ta bëjë, do e kundërshtoj. Ahmetaj krijoi idenë sikur ishte ministër i suksesshëm, reformator, sikur i bënte të gjitha, por nuk ishte, nuk i bënte. Nuk bën dot reforma pa krijuar frymë të mirë në ekip. Dhe ai nuk kishte lidhje me frymën e mirë.”, tha zoti Malaj në DritareTV.