Arben Malaj për ‘kërcënimet’ e Macron: Gjynah që të mohosh lëvizjen e lirë të Kosovës!

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eksperti për integrimin evropian, Arben Malaj u shpreh se situata e krijuar në veri të Kosovës duhet të ishte në qendër të vëmendjes së Samitit të Berlinit që u mbajt dje në Tiranë.

Nga studio e emisionit “Open” në News24, ai u ndal te ‘kërcënimi’ i presidentit francez Emmanuel Macron për pezullimin e liberalizmit të vizave për Kosovën, ku tha se është gjynah që të mohohet e drejta e lëvizjes së lirë për Kosovën.

Ndërsa për mungesën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, i cili shkoi për vizitë zyrtare në Kinë dhe nuk mori pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, tha se ky ishte mesazhi i tij politik.

“Një samit përfundon me një deklaratë për shtyp për të hequr dyshimet. Situata që është krijuar në Kosovë duhet të ishte në qendër të vëmendjes. Serbia duhej të ishte përfshirë në sanksione. Plani franko-gjerman që në themelimin e saj ka bashkëpunimin e sinqertë mes Francës dhe Gjermanisë. Kjo është në themelet e BE-së.

Gjynah që të mohosh lëvizjen e lirë. Serbia ka dhënë mesazhin e qartë. Presidenti serb ftoi presidentin rus ditën që ndodhi sulmi në Banjskë. Për këtë arsye, Vuçiç iku në Kinë. Risku në Ballkan nuk është vetëm Rusia, por edhe Kina me ato kreditë e buta.”, u shpreh Malaj.

Zjarr Tv Ad