Arben Ristani: Ata që bënë komunizmin nuk mund të bëjnë dhe demokracinë

0
124
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Arben Ristani tha për “Barometri” në Euronews Albania se s’mund të bëjnë demokraci të njëjtët njerëz që bënë komunizmin.

Interesimin më të madh për hapjen e dosjeve e ka grupmosha 55-64 vjeç me 89.2% pasuar nga grupmosha 65-75 vjeç me 88.8%, grupmosha 25-34 vjeç me 86.6%, 35-44 vjeç 85.1% 45-54 vjeç me 80.7% dhe më pak interes ka grupmosha 18-24 vjeç me 73%.

Për Ristanin është i çuditshëm interesi i grupmoshës 35-44 vjeç, ndërsa për juristin Ylli Manjani kjo ndodh sepse konsiderojnë një vend pune të zënë nga një spiun dhe duan të lirohet.

Ndërkohë, 76.9% e shqiptarëve mendojnë se nuk është vonë për të zbardhur të vërtetat e komunizmit, pas janë shprehur se dosjet duhet të hapen tani. Vetëm 16.1% mendojnë se dosjet tani nuk duhet të hapen.

Zjarr Tv Ad