Për tajaren personale të Edi Ramës!

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbreti doli lakuriq dje. Sulltani ka bërë të paktën 257 fluturime me charter nga 2013 e këtej që do të thotë se me një llogari të thjeshtë e mesatare 2 ditë për udhetim ai ka qenë jashtë shtetit me avion personal nja 400 e ca ditë lart e poshtë.

Një tjetër verifikim na tregon se si për të mbajtur propagandën në aksion, Edi Rama na del në televizor sikur po bën ndonjë inspektim ndërsa është në Stamboll, na rezulton mes fermerësh ndërsa bujt në Itali apo duke mashtruar të rinjtë ndërsa shullihet në Greqi.

Edi Rama na garantoi se asnjë informacion sensitiv nuk ka rrjedhur nga sulmi iranian, ama deri tani vetë mashtruesit vetëm dhëmbët e gojës nuk i kanë dalë akoma në selamet.

Dhe si përherë edhe këtë herë, në vend që të kërkojë falje kalon në kundërsulm.

Fiks një ditë pasi e mashtroi Ursula Von Der Leyen sy për sy se ai po rimbursoka energjjnë shqiptarëve, shërbëtorët e Edit në ERE ua ndreqën qejfin popullit sehirxhi që qesh me Ramën.

Meqë ata po qeshin me Mbretin Lakuriq, nga nëntori energjinë elektrike do ta paguajnë sa frengu pulën dhe të rrinë drejt!

Fiks një ditë pasi Europa i dha shqiptarëve 80 milionë euro për energjinë, Rama i mori ato e i degdisi në honet e buxhetit për inceneratorët ndërsa shqiptarëve u rrasi derrin në faturë.

Edi Rama tregoi një tjetër fytyrë që nuk ia kishim njohur deri më tani.

Sa herë që ai sot e tutje do të gjendet në siklet, në vend të cirkut ka vendosur të përdorë kërbaçin. Jo me bukë dhe cirk, por kërbaç dhe haraç… Gjithsesi!

P.S…

E djeshmja qe hera e dytë që mbreti doli lakuriq. Kushedi ca do të na tregojë e treta, sepse e sigurtë që do të jetë e treta e vërteta…

Zjarr Tv Ad