I ftuar sot në “Wake Up” opinionisti i Big Brother Vip 2 Arbër Hajdari, ka folur në lidhje lojën e këtij edicioni krahasuar me atë të një viti më parë.
Ai foli edhe në lidhje me deklaratën e Luizit “që do të largohet nga shtëpia nëse do të eleminohet Kiara”. “Shfaqi një strategji të re, në një farë forme edhe agresive si lojë, gjë që ka ftuar edhe banorët e tjerë të përshtaten.
Këtë vit banorët bëjnë një lojë më individuale. Nuk jam dakord me deklaratat ekstreme, Luizi duhet të shihte se si e sheh publikun në këtë televotim.
Është po i njëjtti Luizi që para dy javësh thoshte që unë do të fikë dritat e kësaj shpie. Mendoj që Luizi u kujtua shumë vonë që të bëjë fushatë për Kiarën”, tha opinionisti Hajdari.
Luizi komentoi nominimin e kësaj jave, ku publiku votoi 86 përqind që Olta dhe Kiara të dilnin “kokë më kokë” me njëra tjetrën. Ai u shpreh se nëse publiku vendos të largojë Kiarën nga shtëpia, ai do bëjë gati valixhet dhe do largohet bashkë me të.
Luizi: Nëse del Kiara unë do bëj gati valixhet dhe do dal bashkë me të. Ky nominim është Olta përballë meje dhe Kiarës. Nëse mbështetësit e mi nuk votojnë për ne, atëherë unë do dal bashkë me Kiarën.