Arbian Mazniku flet për darkën në Dubai: Të gjitha shpenzimet e delegacionit shqiptar u mbuluan nga kompania mikpritëse/ As menunë nuk e caktuam ne

0
1239
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, i ftuar në emisionin “Opinion” gjatë një interviste tha se; të gjitha shpenzimet e delegacionit shqiptar në Dubai, janë mbuluar nga kompania mikpritëse.

Ndër të tjëera, Mazniku tha se; videoja e darkës në Dubai, është nxjerrë jashtë kontekstit, ndërkohë që hoteli ku delegacioni u akomodua ashtu si dhe restorantet ku hëngrën, gjithashtu ishin zgjedhur nga pala mikpritëse.

Fevziu: Jeni filmuar tek Nusreti që është dhe simbol i vanitetit. Kush e pagoi faturën e kësaj darke?

Mazniku: Kjo situatë e nxjerr jashtë konteksti, edhe unë po të isha në Tiranë ta shikoja do ndjehesha keq. Dhe për keqinformimin që ju është bërë, unë i kuptoj qytetarët. Në kontekstin e një vizite zyrtare në të cilin janë pala ftuese që cakton se ku qëndrohet, ku hahet dreka, ku hahet darka, pala e ftuar ka pak ç’të vendosë. Ne u ftuam aty, madje as menunë nuk e caktuam ne,  ashtu siç ishte hoteli, makinat që na pritën apo na shoqëruan gjatë qëndrimit aty.  Në panel kemi një ish-ambasador dhe njerëz që kanë qenë të ftuar. Dhe ne kur vijnë njerëz në Shqipëri mundohemi t’i çojmë ne vendet më të mira. Edhe zoti Basha kur i vijnë njerëz i çon tek “Padami”. Të gjitha shpenzimet e delegacionit shqiptar gjatë qëndrimit në Dubai ishin të mbuluara nga kompania.

Zjarr Tv Ad