Ardhja e Mozzik dhe Loredana ndryshe…

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një nga çiftet më të përfolur të showbizzit shqiptarë, Loredana dhe Mozzik, kanë sjell në jetë një vajzë, duke e pagëzuar me emrin Hana.

Lajmin për këtë gjë, e ka bërë të ditur vetë Mozzik, i cili ka publikuar në llogarinë e tij personale, në Instagram, një fotografi të vajzës.

Shiritin që i kanë vendosur në dorë Loredanës në spital, shihet se emri i plotë i saj është ‘Loredana Ali’.

Aliu është mbiemri i reperit nga Kosova, emri i plotë i të cilit është Gramoz Aliu.

Loredana nuk është më ‘Loredana Zefi’, gjë që tregon se ata janë kurorëzuar, por që nuk kanë bërë ndonjë ceremoni dasme për martesë.

Në mbishkrimin e tij reperi nga Ferizaji, përshkruan titullin e sapo marrë, si më të veçantën që mund t’i dhurojë jeta.

“Emri më i bukur në botë BABË ! Faleminderit Zot për këtë dhuratë të shenjtë ! Mirë se erdhe në jetë Hana ime e vogël ! Nuk gjej as fjalë ta përshkruaj këtë ndjenjë,i përlotur duke puthur gruan time të dashur sot po i uroj lindjen e parë,e fëmijën e parë ! Do ju dua sa të kem jetë”, ka shkruar Mozzik në Instagram.

 

Zjarr Tv Ad