Protestë / Punonjësit e Ujësjellsit në Selenicë ngrihen në protestë

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme punonjësit e ujësjellsit  të  Selenicës  po protestojnë para Prefekturës,  pasi kanë 8 muaj pa marrë pagat

Sipas kryetarit të Bashkisë së Selenicës, fondi i pagave është bllokuar nga ministria e Financave.

Punonjësit e Ujësjellsit shprehen se nuk largohen pa marrë pagat, ndërkohë që kërcënojnë se do të ndërpresin furnizimin me ujë.

Do punosh, do të marrësh pagën.

Punëtorët  kanë 7 muaj që kërkojnë pagën dhe nuk i dëgjon njeri.

Të gjithë i mbajnë veshët mbyllur.

Ne do të bllokojmë punën , nëse nuk do të paguhemi : janë shprehur punëtorët

Në kërkojmë që të zhbllokohet thesari.

Kemi fëmijë në Universitet.

Si do të paguaj taksat kur nuk kam asgjë në xhep.

Nuk do të japim ujë! Do të bllokojmë furnizimin me ujë. Jemi 38 persona këtu 8 muaj pa bukë.

Më ngelet vetëm litari tani.

Na gënjenin do t’ua japim. Na thonë i ka bllokuar thesari”-shprehen punonjësit

Zjarr Tv Ad