Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Pak më parë, përmes një deklarate Policia njoftoi se gjatë protestës së sotme të opozitës u lënduan edhe tre policë, të cilët i ka vizituar në ambientet e spitalit ushtarak, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Veliu është interesuar te mjekët për shëndetin e punonjësve të Policisë dhe u ka uruar atyre shërim të shpejtë. Më pas Drejtori i Përgjithshëm ka takuar në ambientet e jashtme të spitalit edhe një pjesë të kolegëve të punonjësve të lënduar, duke i falënderuar për gjakftohtësinë, seriozitetin dhe profesionalizmin e treguar gjatë protestës së sotme.