Ardit Kërtusha i nxjerr të “palarat” qeverise: “Urdheroi punonjesit e administrates ne oren 17:00 te jeni tek sheshi”

0
220
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tani në telefonat e çdo punonjësi të administratës së Shqipërisë, kryesisht asaj të Bashkisë së Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit bashkë me drejtoritë e varësisë së tyre (UkT, Ukk, UkdDrsh, Klm Yzh, Gjelbërim, Pastrim etj.), përfshirë dhe të gjithë administratën e ministrive, sapo mbërriti mesazhi kaq shumë i urryer dhe i neveritshëm, me tekst:
Sot në orën 17:00 të gjithë tek sheshi, pjesëmarrja me detyrim. Kush jeni ju more që i përdhosni këta njerëz, si e si për të justifikuar hambarin e votave të blera me burimet e pashtershme të korrupsionit tuaj banditesk dhe gllabërimit galopant të çdo resursi të këtij vendi të quajtur Shqipëri. Mjerim dhe keqardhje për ju asgjë tjetër!
Metodat e partisë shtet me tubime të urdhëruara janë ngulitur thellë në subkoshiencën e sektit rilindje të cilët në këtë fushatë nuk ndryshuan asgjë përveç faktit të rritjes së neverisë dhe kthimit tek simbolet e vjetra.
Flamurët ja keni dhënë turmës ti valëvisë kur flet lideri suprem, vendosni dhe shallët e kuq pionerve patronazhistë me vota të blera. Kujdes nga gjembat e trëndafilit pasi i lënë në hije prej 8 vitesh atij si ka mbetur më asnjë gonxhe, vetëm gjemba te rritur pafund.

Zjarr Tv Ad