Nga Ardit Kërtusha
“Lamtumirë, Parlamenti i turpit!”
Nje lajm i mirë për Shqipërinë e ‘stertranzicionit’ , u mbyll mandati i turpit i parlamentarizmit Shqiptar.
7 korriku ishte hera e fundit e uljes në karrigen e Kuvendit të Shqipërisë për të gjithë deputetët e Opozitës së re, pasi nuk do të kthehen më në shtator.
Kaq shumë kemi parë,e çfarë nuk kemi dëgjuar në këtë legjislaturë…
Pamë të paimagjinueshmen ,dëgjuam të pathënat ,u bëmë pjesë e nivelit më të ulët të debatit politik ,social, kulturor në atë sallë.
Për të parën hërë pame njërëz të cilët në seancën e drekës ishin opozitë dhe në fund të saj përfundonin mazhorancë.Mësuam emra drejtuesish partish të cilët kishin humbur në listat e -ve ndër vite, ku në fakt mirë kishin bërë.
Pame se si e ka fundin një shtet demokratik kur i kapen të gjithë hallkat e pushtetit, ky ”halement” ishte demshmitarja e gjësë, ndaj sygjeroj që cilido që ka qënë pjesë e këtij parlamenti bën mire te hesht pasi turpi te cilin ky parlament i ka veshur i është bër kostum jo fort i rehatshëm.
“Fjalimet e fundit” të disa deputetëve më ngacmuan gjëndjen emocionale ç’është e vërteta. Të ideuara për të marr duartrokitje ,falenderime e lëvdata ,për mua ishte një “show “ për të cilin edhe pse ka gjetur shume sponspor s’ia vlen të ndiqet.
S’ia vlen sepse “parlamenti”e ka humbur disi funksionin e saj…me këto banditë të krimit,narkotrafikantë,njerëz me oratori por brënda teksteve të fjalimeve të tyre ka shumë pak tekst por shumë broçkulla,batuta arrogante e pak interes për “ne të gjorët” që presim nga këto të zgjedhur.
Më mallëngjyen disa deputet të cilët nuk do te jene me pjese e ketij parlementi, por qe ben disa fjalime brilante. Me shume me preku Mimi radarfikësja! S’kishte ç’të thoshte pasi orët e radarit të fikur do t’i këte përjetë ne subkoshiencën e saj, dhe veshtire të shërohet.Arrestimet e SPAK-ut ia trazojnë akoma dhe me shume gjumin, besoj!
Lamtumirë dhe mos paftë Shqipëria më ditë të këtilla!