Arjan Çani thotë se Enkelejd Alibeaj punon për Sali Berishën edhe pse njihet si mbështet dhe i besuar i Lulzim Bashës.
Madje, ai vuri edhe bast me Lorenv Vangjelin për këtë çështje, duke thënë se ai do të jetë një person i afërt dhe në të ardhmen për ish-kryeministrin.
Pjesë nga biseda në “Të Paekspozuarit”:
Arjan Çani: Investim i kujt është Alibeaj në politikë? Kush është personi që nuk jeton më që Alibeu të futej në PD? Alibeu duket sikur është me Bashën, por punon për Berishën.
Lorenc Vangjeli: Zoti Alibeaj është një ndër dy personazhet, që Berisha nuk do ti pranojë asnjëherë.
Arjan Çani: Vëmë bast?
Lorenc Vangjeli: Bastet janë të paligjshme, nuk vëmë dot.
Arjan Çani: Ti thua nuk do ti pranojë. Unë them Alibeaj do ë jetë njeri i afërt i Berishës!