Gazetari Arjan Çani thotë se Edi Rama ka një performancë gjuhësore që i bën për vete menjëherë të huajt.
Teksa iu referua vizitës së sotme të Ramës në Britani dhe takimit me kryeministrin Sunak, Çani u shpreh se gjuha e përdorur nga Rama ishte e mirëmenduar, teksa kaloi nga Mr. Been tek Dua Lipa.
“Mund të themi çfarë të duam, po duhet thënë që është një personazh që di të flasë me të huaj, për shumicën që nuk e njohin, Rama është i mahnitshëm para të huajve. Ndaj është këtu ku është për mënyrën se si flet.
Gjuha që ka përdorur sot është e mirëmenduar, kalon nga Mr. Been dhe Dua Lipa. Kjo nuk po bën ndonjë lajm atje, por bën lajm këtu, këtu ka shumë njerëz që kur e dëgjojnë. Është strategji komunikimi për shpëlarje truri masive, dhe Rama e bën shumë mirë”, tha Çani.