Armando Sadiku lojtar i Lugano, sërish

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mëngjesin e së hënës, një delegacion i udhëhequr nga drejtori sportiv Giovanni Manna, shkoi në Valencia, ku iu bënë vizitat mjekësore sulmuesit shqiptar.

“Çdo gjë është në rregull, gjuri i lojtarit është i padëmtuar. Armando është shumë në formë,”-tha presidenti Angelo Renzetti.

Sadiku do transferohet në formë huazimi nga klubi i tij i Levantes tek Lugano deri në fund të sezonit në qershor me të drejtën e blerjes së kartonit.

“I vetmi shqetësim është se Armando nuk ka luajtur ndeshjet zyrtare këtë sezon,”-shtoi Renzetti. “Sidoqoftë kam folur personalisht me të dhe është shumë i motivuar. Mezi po pres të fillojë të luajë me ne. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për ne.”

Lojtari ka qenë pjesë e ekipit zviceran edhe dy herë të tjera, nga viti 2012 deri në 2014 dhe përsëri në pranverën e vitit 2017.

 

Zjarr Tv Ad