Armë me shumicë në banesë, kapet 47-vjeçari në rrethinat e Tiranës

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Tiranës ka sekuestruar 3 armë zjarri dhe 308 fishekë luftarak. Operacioni i koduar “Peza” ka çuar në pranga 47-vjeçarin, D. H., banues ne Ballashenj,  që posedonte armët e municionin luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë me 8 fishekë.

Po në vijim të kontrollit, në afërsi të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan edhe dy armë zjarri të tjera, konkretisht një automatik kallashnikov dhe një pushkë, si dhe 300 fishekë luftarakë.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të shtetasit D. H.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad