‘Armiqtë e Yuri Kim-it në Shqipëri’/ Gazetari i njohur zbulon emrat dhe tregon përplasjet e qeverisë me ambasadën amerikane: Kjo është e pazakontë…

0
166
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Lavrdim Lita thotë se ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka bërë shumë armiq në politikën shqiptare.

Në një intervistë për Euronews Albania, Lita u shpreh se ajo është quajtur ambasadore sovjetike nga kryedemokrati Sali Berisha, është përmendur në biseda jo serioze nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, por ka pasur reagime edhe nga qeveria në disa raste.

Lidhur me njoftimin e publikuar nga Ministria e Jashtme për fillimin e procedurave për zëvendësimin e Yuri Kim-it, Lita e cilësoi diçka të pazakontë, që nuk kishte ndodhur më parë.

Sipas tij, qeveria shqiptare, kohët e fundit ka pasur fërkime me ambasadën amerikane në Tiranë, për shkak të zgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut, por edhe çështje që kanë të bëjnë me korrupsionin.

“Është e pazakontë. Në memorien institucionale, nuk ka ndodhur më parë që Ministria e Jashtme t’i përgjigjet mediave për një çështje të brendshme të administratës amerikane, kë cakton ajo ambasador në Shqipëri. Nuk e shikoj ku është interesi i ministrisë në këtë rast, për t’iu përgjigjur mediave shqiptare, sepse ajo nuk i është përgjigjur pyetjeve dhe kërkesave të mëparshme për Amant Josifin dhe për një sërë çështjesh të tjera si pasaportet e arta apo Porti i Durrësit, i cili shkel MSA-në me Shqipërinë. Nuk kuptohet pse ka pasur këtë nxitim apo veprim nga ana e ministres Olta Xhaçka.

Qeveria shqiptare, kohët e fundit ka pak fërkime me ambasadën amerikane në Tiranë, për shkak të zgjedhjeve në SPAK dhe ndërhyrjeve të politikës në procedurën e zgjedhjes së lidershipit të ri dhe një sërë çështjesh të tjera që kanë të bëjnë me korrupsionin. Mandati i saj mbaron ditën që ajo largon nga Shqipëria dhe zëvendësohet me personin përgjegjës apo nga një dekret i presidentit të SHBA. Mendoj që do të ketë një reagim shumë shpejt nga ambasada amerikane për të qartësuar këtë problem, një gjë e stisur. Kemi një vit e gjysmë që flasim për largimin e ambasadores Yuri Kim, e cila ka bërë shumë armiq në politikën shqiptare. Ajo quhet ambasadore sovjetike nga Sali Berisha, ajo është përmendur në biseda jo fort serioze nga ish-presidenti Meta dhe nga pasur reagime nga qeveria në një sërë rastesh ku ajo është trajtuar me animozitet”, theksoi ai.

Zjarr Tv Ad