Armir SHKURTI/ Nëna, qepët dhe Kontrolli Absolut

0
192
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga ARMIR SHKURTI 

Nuk ka njeri hallin e konkurrencës. As bukurisë së qytetit!

ËSHTË KONTROLLI ABSOLUT!

Brezi im e mban mend kur rregjimi komunist i hoqi edhe pulat fshatarit dhe i ndaloi ( siç po ndodh sot ) të shesë qoftë edhe një tufë sallatë nga bahçja. Për pasojë thika shkoi në palcë dhe mishi, veza, qumështi e nënproduktet e tyre u zhdukën nga qarkullimi.

PËR PASOJË RREGJIMI VENDOSI TALLONIN

Vini re! Nuk sprapsi idiotësinë e varfërimit të të gjithë sistemit. Përkundrazi!

Sepse varfërimi është mjet i shkëlqyer kontrolli….

Sot policët e Lalit ndjekin rrëzave fshatarë me trasta qepësh a sallate të freskët nga kopshtet e tyre.

Në Perëndim sot po protestohet kundër vaksinës me imponim. Pra formalisht nuk je i detyruar ta bëshë por pa të nuk të qasin në punë, nuk blen dot ushqime e sende të doemosdoshme për jetesën.

Nëse kjo është e ardhmja e afërt, e njejta do të na ndodhë edhe në Shqipëri. Mirëpo, nëse nuk jemi të gjithë plotësisht të kontrolluar e plotësisht të varur nga sistemi, mund t’ia dalim, për shembull, edhe pa blerë në marketet e sistemit por nga bahçet e fshatarëve jashtë kontrollit.

Vini re!!

Demokraci është ( parimisht ) kontrolli i qytetarit mbi sistemin.

Sot po ndodh e kundërta: sistemi po instalon çdo ditë e më fort kontrollin mbi qytetarin.

ËSHTË DIKTATURË!!

Madje e shpallur!! Diktaturë sanitare. E vendosur – si gjithë të këqijat në histori – në emër të së mirës. Kujto komunizmin me premtimin për të ngrënë me lugë floriri. Kjo është “për të na ruajtur nga vdekja”..

Pandemia, kjo Luftë e Tretë Botërore me armë jo konvencionale, po funksionon mrekullisht me të gjitha rregullat e një lufte. Propagandë, ideologji, çensurë, shtetrrethim, kufizime … KONTROLL!!

Nëna shamibardhë me karro perimesh, e sulmuar nga policët e bashkisë, është – për fat të keq – e mbijetuara e ëndrrës shqiptare të ekonomisë private. Ndërtuar mbi mijëra ngatërresa e hile, luftëra me fisin, fqinjët, ligjet, Sudet, pushtetet. Ram – bam u sajuan shqiptarët kush me një çopë dyqan kush me një copë tokë a me para kurbeti e ia dolën të ndërtojnë një jetë të mundimshme lirie ekonomike.

ATA QINDRAMIJË QË KANË LËNË KËTË VEND SEPSE KJO MUNDËSI IU ËSHTË MBYLLUR KËTU.

U ËSHTË MBYLLUR NGA RREGJIMI, i cili kurrë s’pati qëllim mirëqenien por KONTROLLIN mbi shqiptarët.

“Do bëjmë shtet”, motoja e Ramës që entuziazmoi shqipot në 2013 – ën qe “e mira” që fsheh “rilindjen” e tufëzimit.

E përsëris: K O N T R O L L I N ! ! !

Shih Francën, Greqinë, Australinë e plot vende më Perëndim. Janë ngritur KUNDËR KONTROLLIT!! Regjimi Globalist po instalon Rendin e Ri Botëror përmes KONTROLLIT ABSOLUT të gjithçkaje dhe LIRISË ME TALLON.

Pasaporta e vaksinës është TALLONI MODERN. Me të hynë në kinema, pub, market, në punë… Pa të po diskutohet të futesh në … NË BURG! Po po! Është propozuar që nëse kapesh pa atë kartë në vend publik të dënohesh deri 6 muaj!

Pra nënoja shamibardhë është jashtë kontrollit. Nënoja shamibardhë prish sistemin dhe le mundësi shmangieje. Prandaj është ARMIKU!

Mendo pak….mendo!!

P.S: QË TË MOS KESHË MËDYSHJE PËR ÇKA KAM SHKRUAR, THJESHT LEXO SHËNIMIN QË KA VENDOSUR FACEBOOK NËN POSTIMIN TIM. PRA E KONTROLLON DHE VENDOS SHËNIMIN E ÇENSURËS!!!!

 

Zjarr Tv Ad