Armir Shkurti – Ramës: “Vrasës dhe hajdut”, pas aksidentit të fëmijës në rrugën e Kombit

0
6277
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Armir Shkurti

Ed Rama!

* JE HAJDUT!

Meqë e ke siklet me ta thon “hajdut”, po ta sqaro lala pse:

E ke bo rrugën Milot – Kosovë me pagesë. Na the se shteti nuk e mbante dot, pranej ia kaloi privatit. Me PPP. Domethënë TI nuk je i zoti me drejtu administratën tate. Meqë ke falimentu, ia kalove Çetit. Dakord! E pagujm ne! Ama na premtove se ky PPP- ja do ta mirëmbante xix fare!

Sot një fëmijë 8 vjeç është vrarë nga makina pikërisht se mbikalimi, në rrugën e dhënë me PPP, NUK FUNKSIONON. Lekët që merren pa kry pun, shoku, quhen “vjedhje”. Dhe ai që i vjedh quhet “hajdut”. Dhe ky është përcaktimi më dashamirës. Pra, sikur ti je një teveqel që s’di me drejtu dhe ia kalon përgjegjësinë nji privati që as ai nuk e rrun hiç….

Ed…

* Je vrasës!!

Falë keqqeverisjes dhe klientelizmit tënd një fëmijë që po shkonte në shkollë sot është i plagosur në spital. I vrarë nga keqqeverisja, korrupsioni, klientelizmi YT!!!

KU E KE MIRËMBAJTJEN E RRUGËS SË KOMBIT “MË MIRË SE SA SHTETI”?

KU E KE KONTROLLIN DHE PENALITETET NDAJ KONÇENSIONARIT?

Ed! Një shofer fatkeq, që përplas dikë nga pakujdesia, dënohet për vrasje, nëse viktima humb jetën. Po një kryeministër që çdo ditë të vitit ka lënë fëmijët e një zone në mëshirë të makinave, për një copë mbikalim? Ai shoferi fatkeq s’e di kush do ti dalë para. Ndërsa ti Edi e di! Sepse fëmija, në autostradë, në mos sot, nesër, viktimë do jetë!

Lekët na i more me dhunë o Ed dhe punën s’e bëre. E sot, si prind ( për fat të madh, jo i vogëlushit të aksidentuar ) të them HAJDUT! MORE LEKËT E S’BËRE PUNËN! MORE LEKËT DHE LAVE RRUGËN ME GJAK FËMIJE!

Zjarr Tv Ad