“Arrest në shtëpi, në mbikëqyrjen policore”, Avokati i ish-kryeministrit Berisha jep detaje nga vendimi i GJKKO: Shqetësuese! I ndalohet komunikimi.

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati mbrojtës i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka dhënë detaje për vendimin e GJKKO-së e cila caktoi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për ish-kryeministrin.

Për avokatin është shqetësuese ajo çka specifikon kjo masë, pasi liria e shprehjes është e drejtë kushtetuese dhe SPAK duhet të kishte marrë leje në Kuvend.

Genc Gjokutaj: Ajo që është shqetësuese është që ky vendim shoqërohet e ndalimin e komunikimit dhe liria e shprehjes është një e drejtë kushtetuese dhe SPAK duhet të kishte marrë autorizim nga Kuvendi.

Gjykata jep një shkurtim vendimi, ekzekutohet nga SPAK.

Vendimi ishte i thatë, ndalimi i komunikimit përveç personave të familjes. Ai ndodhet në banesë, ne do të ndjekim rrugën e ankimit.

Zjarr Tv Ad